Mesfushori Hamdi Namani ka shkëputur kontratën me Prishtinën dhe tashmë është lojtar i SC Gjilanit, merr vesh Radio Star.
Namani iu bashkua Gjilanit në formë huazimi në janar të këtij viti nga Prishtina, ndërsa pas përfundimit të huazimit, drejtuesit e klubit gjilanas kanë arritur marrëveshje me mesfushorin llapjan për një transferim.
Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim nga SC Gjilani.
Kujtojmë se klubi gjilanas ka njoftuar tashmë për një numër të madh largimesh nga skuadra, ndërsa afrimi i Namanit pritet të jetë një nga përforcimet e para për sezonin e ri./Radio Star/

