Mbrojtësi Hajdin Salihu është rikthyer zyrtarisht te FC Drita, duke konfirmuar lajmin që Radio Star e kishte raportuar më herët.
Klubi gjilanas ka bërë të ditur se 24-vjeçari do të veshë sërish fanellën bardhekaltër, pas aventurës së tij në futbollin ukrainas dhe atë polak.
Me këtë transferim, Drita përforcon repartin e mbrojtjes me një futbollist që e njeh mirë ambientin e klubit dhe që rikthehet me përvojë të fituar në arenën ndërkombëtare.
Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të klubit:
Welcome back Hajdin! 💙🤍
Klubi ynë FC DRITA ka kënaqësinë të ju njoftojë me përforcimin tonë të ri Hajdin Salihu, i cili rikthehet për të veshur sërish fanellën bardhekaltër dhe për të forcuar repartin e mbrojtjes me cilësinë, karakterin dhe përvojën e fituar në arenën ndërkombëtare.
Pas një periudhe në futbollin ukrainas dhe atij polak, mbrojtësi 24-vjeçar rikthehet aty ku la gjurmë, me synime të qarta dhe uri për suksese të reja.
Mirë se u ktheve në shtëpi, Hajdin! Le të shkruajmë bashkë kapituj të rinj të historisë së Dritës.
–
#FCDrita #WelcomeBack #HajdinSalihu

