Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 03.07.2026 ka bërë ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, F.H. dhe M.Gj., nga Gjermania për në Kosovë.
Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete Gjermane, pasi që të njëjtit kërkoheshin përmes INTERPOL-it me urdhër-arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, pasi që ishin përfshirë në vepra penale të ndara, njëri për veprën penale “Mashtrim” ndërsa tjetri për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë” dhe se të njëjtit u ishin shmangur drejtësisë.
Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane. Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës, përkatësisht Gjakovës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

