Ardian Limani është zyrtarisht futbollist i Gjilanit. Mbrojtësi ka kompletuar transferimin te skuadra gjilanase, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.
Radio Star kishte raportuar ekskluzivisht ditë më parë se Limani ishte shumë pranë kalimit te Gjilani, lajm i cili tashmë është konfirmuar me zyrtarizimin e transferimit.
Me këtë lëvizje, Limani i bashkohet “Skifterëve”, të cilët vazhdojnë përforcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri. Nga mbrojtësi pritet të sjellë përvojë dhe stabilitet në repartin defensiv.

