Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Davud Sylaj. Futbollisti, i cili vjen nga kampionati zviceran, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi. Klubi kuqe-bardhë e konsideron Sylajn një përforcim me vlera për repartin defensiv në prag të sezonit të ri.

