Pas shumë spekulimeve rreth së ardhmes së tij, dilema duket se ka marrë fund.
Sulmuesi Bleart Tolaj i është bashkuar skuadrës së Gjilanit në stërvitje, duke dhënë sinjalin më të qartë se do të vazhdojë karrierën me kuqebardhët.
Tolaj sot ka vazhduar stërvitjet me skuadrën e Gjilanit, duke i dhënë fund spekulimeve rreth së ardhmes së tij. Sulmuesi është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Debatik Curri, duke konfirmuar praninë e tij te kuqebardhët.

