Sot zhvillohet ndeshja kualifikuese e UEFA Champions League, ku Drita do ta përfaqësojë Kosovën në arenën evropiane përballë Kauno Žalgiris.
Megjithatë, deri në këto momente, asnjë televizion në Kosovë nuk ka njoftuar se do ta transmetojë këtë përballje, duke lënë tifozët pa mundësinë për ta ndjekur ndeshjen në ekranet televizive.
Kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime të shumta te tifozët, por edhe te qytetarët, të cilët vlerësojnë se një ndeshje e një klubi kosovar në garat më prestigjioze evropiane nuk do të duhej të mbetej pa transmetim në vend.
Për shumë sportdashës, pjesëmarrja e Dritës në kualifikimet e UEFA Champions League përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm për futbollin kosovar dhe meriton vëmendjen e duhur mediatike.
Ndërkohë, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Federata e Futbollit e Kosovës lidhur me mungesën e transmetimit të kësaj ndeshjeje.

