Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh pranë QKMF-së “Nagip Rexhepi” në Gjilan.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Deri më tani nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar.
Radio Star do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim lidhur me këtë aksident.

