Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me përfaqësues të bizneseve dhe ndërmarrësve gjilanas.
Në fokus të diskutimeve ishte projekti i Parkut Industrial, për të cilin Hyseni tha se ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik të komunës.
Sipas tij, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës po punohet për sigurimin e lejeve dhe ndërtimin e infrastrukturës së zonës ekonomike, e cila pritet të krijojë vende të reja pune dhe të fuqizojë prodhuesit vendorë.

