Gjilani dhe mbarë futbolli i Kosovës i kanë sytë nga stadiumi “Fadil Vokrri”, ku Drita do të përballet sonte me Zalgirisin në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të UEFA Champions League.
Takimi nis në ora 20:00, ndërsa gjithçka mbetet e hapur pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Lituani.
Bardhekaltërit i presin 90 minuta vendimtare në përpjekje për të siguruar kualifikimin në raundin e ardhshëm dhe për të vazhduar ëndrrën evropiane. Me mbështetjen e tifozëve në tribunat e “Fadil Vokrri”, Drita synon të shkruajë një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e klubit.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa pritet një duel i fortë mes dy skuadrave që do të luftojnë deri në fund për biletën e raundit të ardhshëm.

