Produktet e Kosovës po fitojnë gjithnjë e më shumë besimin e tregut, duke dëshmuar se cilësia dhe standardet e tyre janë në nivel të barabartë me ato ndërkombëtare.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vizitoi kompaninë Flexograf në Gjilan, ku u njoh nga afër me procesin e shtypjes së barkodave të Republikës së Kosovës. Gjatë vizitës, ai vlerësoi punën dhe profesionalizmin e kompanisë, duke theksuar se prodhuesit vendorë po arrijnë standarde të larta të cilësisë dhe besueshmërisë.
Rafuna nënvizoi se mbështetja e prodhuesve vendorë është kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe forcimin e identitetit të produkteve me etiketën “Made in Kosovo”.
Vizita në Flexograf është një tjetër dëshmi se kompanitë kosovare po ecin me hapa të sigurt drejt tregjeve rajonale dhe ndërkombëtare, duke ndërtuar një imazh të ri për industrinë dhe prodhimin vendor.
Urime Flexograf për punën dhe përkushtimin! Urime të gjithë prodhuesve vendorë që çdo ditë po e prezantojnë Kosovën me dinjitet në treg.

