Në xhiron e dytë të Europa Conference League, FC Drita do të përballet me ekipin FC Floriana nga Malta, që vije nga qyteti me të njëjtin emër dhe i cili garon në Premier Ligën e Maltës.
Është ky një ekip gjysmëprofesional, i cili deri më tashti 26 herë ka qenë kampion i Maltës.
Klubi është shumë i vjetër, i formuar në vitin 1894, që në kohën kur ky vend ishte koloni e Britanisë së Madhe.
Ngjyrat e klubit janë gjelbër e bardh dhe bashkë me ekipin e Valetës kanë dominuar në futbollin maltez.
Pos si kampion, ky klub njihet edhe si fitues i Kupës së Maltës edhe atë 20 herë dhe që nga viti 1961/1962 gati se rregullisht merr pjesë në garat evropiane.
Sivjet në xhiron e parë në Europa Champions League është përballur me ekipin irlandez Shamrock Rovers dhe në fushë të vet kishte ngadhënjyer me rezultat 2 :0, derisa në ndeshjen e kthimit kishte pësuar me rezultat 5 :1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5 :3 është eliminuar nga Europa Champions League.
Edhe Drita luajti në këtë garë ndaj Kaunas Zhalgiris dhe në ndeshjen e parë si mysafire kishte nxjerrë rezultat të favorshëm 1:1, por në ndeshjen e kthimit në Stadiumin “Fadil Vokrri” pësoi me rezultat 2:3 dhe edhe ekipi Kosovar është dashur të bartet në Europa Conference League. /kryelajmi.com/.

