Policia ka nisur hetimet për një qytetar të Gjilanit, pasi i njëjt ka shtënë me armë zjarri nga një kolonë në lëvizje e dasmorëve. Sipas policisë ngjarja ka ndodhru në ora 14 ndërsa personi i dyshuar është arratisur.
Të shtënat janë raportouar në momentin kur kolona po kalonte në lagjen “Dardania’. Në vendin e ngjarjes policia ka zbuluar dy gëzhoja ndërsa është vënë në kërkim të personit të dyshuar.