IQP, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera, realizon aksion inspektues në Gjilan dhe Viti
Inspektorati Qendror i Punës (IQP), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë (IQMT), si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka realizuar një aksion të përbashkët inspektues në komunat e Gjilanit dhe Vitisë.
Aksioni është zhvilluar në gjithsej 35 auto-parkingje, me qëllim të verifikimit të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe evidentimit të parregullsive që lidhen me veprimtarinë e këtyre subjekteve.
Gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të ndryshme, për të cilat kanë ndërmarrë veprimet përkatëse institucionet kompetente, secila në përputhje me mandatet dhe përgjegjësitë e saj ligjore.
Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të shkeljeve ligjore, mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, garantimit të konkurrencës së ndershme dhe forcimit të zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

