KONKURS PUNE
Kompania: Flexograf sh.p.k.
Lokacioni: Velekincë – Gjilan, Republika e Kosovës
Orari i punës: I plotë (On-site)
Afati i aplikimit: 2 javë nga data e publikimit të këtij konkursi
Pozitat e hapura:
1. QA/QC – Zyrtar për Kontrollin e Cilësisë (1 pozitë)
Përgjegjësitë Kryesore:
• Inspektimi i produkteve dhe proceseve në të gjitha fazat e prodhimit;
• Hartimi dhe zbatimi i procedurave të testimit dhe standardeve të kontrollit;
• Monitorimi i përputhshmërisë me standardet ISO 9001 dhe standarde të tjera të aplikueshme;
• Pjesëmarrja në auditime të brendshme dhe të jashtme;
• Ruajtja dhe përmirësimi i procedurave standarde të funksionimit (SOP);
• Organizimi i programit të mirëmbajtjes parandaluese për pajisjet e testimit;
• Trajnimi i stafit të ri në praktikat e cilësisë.
Kualifikimet e Kërkuara:
• Diplomë universitare në Inxhinieri Industriale, Mekanike, Teknologji Ushqimore ose fusha të ngjashme, përparësi;
• Përvojë pune në QA/QC ose role të ngjashme në industri prodhuese;
• Njohuri mbi ISO 9001:2015 dhe standarde të tjera të cilësisë;
• Aftësi analitike dhe për raportim;
• Eksperiencë në përdorimin e pajisjeve matëse (kalibra, mikrometra, etj.).
2. Operator i Makinerisë së Prodhimit (4 pozita)
Ofrohet trajnim paraprak për kandidatët pa përvojë.
Përgjegjësitë Kryesore:
• Operimi dhe mirëmbajtja e makinerive të prodhimit të paketimit fleksibël;
• Ndjekja e udhëzimeve teknike për prodhim dhe paketim;
• Raportimi i problemeve teknike dhe defekteve;
• Mbajtja e ambientit të punës të pastër dhe të sigurt.
Kualifikimet e Kërkuara:
• Arsim i mesëm teknik (preferohet drejtimi mekanik apo elektroteknik);
• Përvojë në operimin e makinerive është përparësi, por jo e domosdoshme;
• Gatishmëri për punë me ndërrime;
• Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzime teknike.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• CV profesionale
• Letër motivuese
• Kopje e diplomës dhe certifikatave relevante
• Referenca nga përvoja e mëparshme (nëse ka)
Mënyra e aplikimit:
Dokumentet duhet të dërgohen përmes e-mailit në:
📩 legal@flexograf.net
me subjektin:
“Aplikim për pozitën [titulli i pozitës] – [Emri Mbiemri]”
Ose ne formë fizike pran kompanisë ne adresën lartshënuar.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Flexograf sh.p.k. ofron kushte të mira pune, pagë konkurruese, shujtë ditore dhe sigurim shëndetësor. Inkurajon të gjithë kandidatët e kualifikuar të aplikojnë.

