Komuna e Kamenicës, në kuadër të aktiviteteve të Kamenica Summer Fest 2026, do të organizojë të dielën mbrëma transmetimin publik të finales së Kupës së Botës 2026 në ekran gjigant.
Ngjarja do të mbahet më 19 korrik, duke filluar nga ora 21:00, në Sheshin “Metush Krasniqi”, ku qytetarët dhe tifozët e futbollit do të kenë mundësinë ta përjetojnë atmosferën e finales së madhe së bashku.
Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët, familjet, të rinjtë dhe mërgimtarët që po kalojnë pushimet në vendlindje, t’i bashkohen këtij organizimi, i cili synon të krijojë një atmosferë festive dhe të bashkojë komunitetin rreth spektaklit më të madh të futbollit botëror.
Finalja e Kupës së Botës pritet të sjellë emocione të veçanta, ndërsa Kamenica do të shndërrohet në një pikëtakim të adhuruesve të futbollit, duke e ndjekur ndeshjen në një ambient të hapur dhe festiv.
Komuna e Kamenicës fton të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje sportive, e cila zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të Kamenica Summer Fest 2026.

