Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi të huaj në Liqenin e Batllavës, pas një operacioni kërkim-shpëtimi.
Sipas njoftimit të FSK-së, pas marrjes së informacionit nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës, është angazhuar menjëherë Ekipi i Kërkim Shpëtimit për ndërhyrje në Liqenin e Batllavës.
“Pas marrjes së informacionit nga Qendra e Situatave të Republikës së Kosovës, FSK ka angazhuar menjëherë Ekipin e Kërkim Shpëtimit në operacionin në Liqenin e Batllavës, ku ekipi pas intervenimit në orët e vona ka arritur të gjej trupin e pajetë të A.A shtetas i huaj”, thuhet në njoftim.
FSK bëri të ditur se trupi i pajetë u është dorëzuar autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejme.
“Trupi i pajetë është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

