Ministria e Punëve të Brendshme edhe këtë vit ka filluar fushatën tradicionale “Festo me Zemër, jo me Armë”.
Në fazën e parë janë mbajtur disa ligjërata nëpër shkollat e Kosovës, ndërsa tashmë, sipas planifikime të parapara, do të punohet me grupe të veçanta me qëllim të ndërgjegjësimit lidhur me pasojat e keqpërdorimit të armëve, rreziqet që sjellin armët e zjarrit për popullatën në përgjithësi, si dhe mundësitë për parandalimin e lëndimeve dhe fataliteteve të shkaktuara nga armët e zjarrit gjatë ahengjeve dhe ngjarjeve festive.

