Në ritëm mjaf të shpejtë janë duke shkuar punimet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, i cili tashmë ndodhet në vlugu më të madh të punimeve, shkruan Gazetasheshi.com.
Aktualisht po punohet në ndërtimin e tribunave prapa portave. Edhe pse moti nuk ka qenë shumë i përshtatshëm këto ditë, puna nuk është ndalur dhe ka vazhduar me dinamikën e paraparë.
Stadium i Qytetit në Gjilan do të ndërtohet për kategorinë e katërt sipas standardeve të FIFA dhe UEFA dhe i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare, për të gjitha grupmoshat.
Më poshtë keni disa pamje nga punimet në ndërtimin e tribunave në jug të stadiumit.