Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, kryenegociator i vendit për dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, njoftoi për një takim me ambasadoren e Shqipërisë në Bruksel, Albana Dautllarin.
Bajrami shkroi se pati një “shkëmbim të shkëlqyer” me të.
“Diskutuam për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor në kontekstin aktual gjeopolitik, momentumin politik dhe të sigurisë në rajonin tonë, si dhe marrëdhëniet e veçanta Kosova-Shqipëri, të cilat i japin vlerë aspiratave tona europiane”, shkroi ai në një postim në X.
Bajrami dhe se i uroi Dautllarit sukses në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE.
“E përgëzova për përparimin e fuqishëm të Shqipërisë në negociata dhe i urova çdo sukses në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian”.

