Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) gjatë ditës së sotme kishte paralajmëruar mundësi për përkeqësim të motit, me stuhi, breshër dhe shkarkesa rrufesh në disa zona të vendit.
Megjithatë, Meteo Kosova ka dalë me një parashikim tjetër, duke i demantuar këto paralajmërime.
Sipas Meteo Kosovës, sot nuk priten stuhi, breshër apo shkarkesa rrufesh. Moti pritet të jetë kryesisht i qetë, me vranësira të shpeshta, intervale me diell dhe vetëm mundësi për ndonjë reshje të izoluar, kryesisht në zonat malore.
Meteo Kosova u ka uruar qytetarëve një ditë të mbarë.

