Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të Kompleksit të Shkollave në Gjilan.
Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ndërsa për momentin nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Sipas informacioneve të para, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat po merren me rastin dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

