Komuna e Gjilanit njofton të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme si pasojë e reshjeve të shiut dhe breshërit, nga data 20.07.2026 e në vazhdim, se mund të paraqesin kërkesë për vlerësimin e dëmeve.
Kërkesat dorëzohen në Zyrën për Shërbime me Qytetarë dhe do t’i shqyrtojë Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera, i cili do të bëjë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në përputhje me procedurat në fuqi.
Dokumentet e nevojshme për paraqitjen e kërkesës:
• Kërkesa për vlerësimin e dëmeve;
• Fotografi të objekteve ose pronës së dëmtuar;
• Kopje e letërnjoftimit të personit që paraqet kërkesën;
• Numër kontaktues;
• Konfirmim bankar.
Ftojmë të gjithë qytetarët e prekur që t’i dorëzojnë kërkesat dhe dokumentacionin e nevojshëm brenda afatit të përcaktuar nga Komuna.

