Nga informacionet që ka pranuar Policia e Kosovës sot (22.07.2026), ka pasur njoftime se në disa adresa elektronike ka shkuar një shkresë (e-mail) jo zyrtar dhe i rrejshëm kinse nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Përmbajtja e e-mail-it – shkresës së rrejshme: “Me këtë rast, na duhet përgjigja juaj urgjente ndaj Urdhrit të Gjykatës së pretenduar të bashkangjitur kundër jush’’ dhe në bashkëngjitje ka një shkresë tjetër e cila po ashtu është false.
Policia e Kosovës është duke e trajtuar nga është duke ardhur kjo shkresë, kurse ne kërkojmë nga qytetarët që e njëjta të injorohet dhe të mos hapet fare sepse është shkresë me përmbajte mashtruese.
Policia e Kosovës, ashtu siç ka njoftuar edhe më parë lidhur me mesazhet mashtruese, njofton sërish qytetarët se:
KY MESAZH NUK ËSHTË ZYRTAR.
Mos klikoni në linqe të dyshimta.
Mos jepni të dhëna bankare apo personale.
Mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.
Në rast se pranoni mesazhe të tilla:
Fshijeni menjëherë.
Raportojeni tek autoritetet përkatëse.
Kontaktoni bankën nëse keni ndarë të dhëna.
Raportoni përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose telefononi në 192.
Qëndroni të kujdesshëm ndaj mashtrimeve online.

