Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ndarë me qytetarët pamje të reja nga punimet në objektin e ri të administratës komunale, i cili është pjesë e projektit të Bulevardit të Qytetit.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Hyseni ka përcjellë mesazhin: “Mirëmëngjesi nga Bulevardi i Qytetit!”, duke bërë të ditur se puna në këtë projekt po vazhdon.
Objekti i ri komunal është një nga investimet kryesore që po realizohen në kuadër të transformimit urban të qendrës së Gjilanit. Projekti synon të krijojë kushte më moderne për administratën komunale, ndërsa njëkohësisht pritet të kontribuojë në zhvillimin urban dhe funksional të zonës së Bulevardit.
Punimet janë duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë, ndërsa autoritetet komunale kanë theksuar se projekti do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe në krijimin e një infrastrukture moderne administrative.

