Pesë shoferë në Ferizaj janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi kishin hyrë në shirit emergjent për të kaluar kolonën.
Ndaj katër shoferëve vendorë u shqiptua gjoba prej 300 eurosh, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse e heqjes së lejes së drejtimit për 1 vit.
Ndaj shoferit me patentë shoferi të huaj u shqiptua gjoba prej 300 eurosh dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 1 vit në territorin e Republikës së Kosovës.
Policia i ka bërë thirrje qytetarëve që rastet e ngjashme të kundëvajtjeve në trafik t’i raportojnë në këta numra:
– 192
– 0290 / 326-250
– 0290 / 322-406
– Aplikacioni “Lajmëro Policinë”
Njoftimi i plotë i policisë:
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik
Zyrtarët policorë të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, më datën 24.07.2026, në dalje të autostradës në fshatin Bibaj të Ferizajt, kanë ndëshkuar pesë shoferë, të cilët kanë bërë tejkalimin e automjeteve në kolonë nga shiriti emergjent në drejtim të rrethrrotullimit.
Shoferët e ndëshkuar janë:
– S.TH. (27 vjeç) – vetura Opel Astra ngjyrë hiri, me targa vendore
– M.M. (22 vjeç) – vetura Mercedes ngjyrë hiri, me targa të huaja
– SH.I. (26 vjeç) – vetura Mercedes ngjyrë e zezë, me targa vendore
– G.A.(30 vjeç) – vetura BMË ngjyrë kafe, me targa vendore
– A.SH. (67 vjeç) – vetura Audi Q5 ngjyrë e zezë, me targa vendore
Në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor: Ndaj katër shoferëve vendorë u shqiptua gjoba prej 300 eurosh, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse e heqjes së lejes së drejtimit për 1 vit.
Ndaj shoferit me patentë shoferi të huaj u shqiptua gjoba prej 300 eurosh dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 1 vit në territorin e Republikës së Kosovës.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe zbatimit të plotë të dispozitave ligjore në trafik.
Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes numrave dhe kanaleve zyrtare:
– 192
– 0290 / 326-250
– 0290 / 322-406
– Aplikacioni “Lajmëro Policinë”
Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.

