Mbrëmë në kuadër të Kamenica Summer Fest 2026 është mbajtur koncerti i dytë me radhë në Kamenicë.
Nën tingujt e muzikës, mbrëmë në Kamenicë kanë performuar diva e muzikës shqiptare Adelina Ismajli dhe Krenar Krasniqi.
Sheshi “Metush Krasniqi” u mbush me qytetarë, bashkatdhetarë dhe mysafirë nga vende të ndryshme, të cilët së bashku krijuan një atmosferë që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë.
Kamenica Summer Fest po dëshmon edhe një herë se Kamenica është destinacion i kulturës, argëtimit dhe mikpritjes. Ju falënderoj të gjithëve që po bëheni pjesë e këtij rrugëtimi dhe po i jepni jetë qytetit tonë.
Na presin edhe shumë aktivitete e net të bukura gjatë ditëve në vijim.

