Koha e dekadencës – në vend të përparimit kthim prapa
/Kemi kërkue demokraci – fituam skllavërim ekonomiko-social dhe degradim normash morale e shoqërore…/
Ekonomia e dikurshme që punësonte mijëra punëtorë dhe kishte ngritur standartin jetësor në, pothuaj, secilën familje, sot e shkatërruar, e vjedhur, e uzurpuar.
Gjilani dikur kishte ndër industritë më të zhvilluara, ndërsa tri gjigante ekonomike punësonin rreth 10.000 punëtorë: Kombinati i Tekstilit “Integj”, Kombinati i Duhanit “Boris Kidriç” dhe Ndërmarja Shoqërore Ndërtimore “Binaçka Morava”, si dhe ndërmarrje të tjera, që në total punësonin rreth 22 mijë punëtorë.
Tani këto gjigante ekonomike janë kthyer në gërmadha: Në hapësirat e Tekstilit tani ka markete e kafiteri; ndërsa te Fabrika e Bukës “Kualiteti” – ndërtime kolektive banimi (solitere)!
Foto të dr. Shevqetit – Kombinati i Duhanit dhe Ndërmarrja Ndërtimore “Binaçka Morava”. /N.B./