Një zhvillim i papritur ka ndodhur te FC Drita.
Burime të Radio Star brenda klubit bëjnë të ditur se trajneri Zekirija Ramadani nuk është më pjesë e kampionëve të Kosovës.
Ramadani, i cili e udhëhoqi Dritën drejt dy titujve radhazi të kampionit, ka mbyllur bashkëpunimin me klubin gjilanas pas një marrëveshjeje të dyanshme mes palëve.
Ndarja vjen në një moment kur Drita po përgatitet për sfidat e reja të sezonit, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar publik nga klubi lidhur me largimin e teknikut shqiptar.
Gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës, Ramadani la gjurmë të rëndësishme, duke e rikthyer Dritën në majat e futbollit kosovar dhe duke siguruar dy tituj kampioni radhazi.
Mbetet të shihet se kush do ta pasojë Ramadanin në stolin e Dritës dhe cilat ishin arsyet që çuan në përfundimin e bashkëpunimit mes palëve./radiostargjilan/

