Ka njerëz gë sportin e kane thjesht profesion, dhe ka të tjerë qe për te sakrifikojne gjithçka, deri ne pasurine familjare. I tillë eshtë Ajnur Maksuti, i lindur me 1955 ne Gjilan, një emër qe mban peshë te rende ne historinë e futbollit Portier, trajner, sponsor, zyrtar dhe kryetar klubi, Maksuti ka ushtruar çdo rol të mundshëm ne sport, gjithmonë i njohur si nje personalitet i qetë, i urtë, punëtor pa ze dhe me një edukatë unikate Fillimet si 16-vjeçar: Dashuria e rastësishme për portën,
Gjithçka nisi krejt natyrshëm ne lagjet e Gjilanit. Si më i vogli nder shokët e të afërmit, Ajnuri e gjente veten gjithmone te vendosur mes dy shtyllave: “Hyn ne portë!”, i thoshin të gjithe. E pikerisht nga kjo lojë lagjeje, lindi nje dashuri e madhe për rolin e portierit qe do t’i percaktonte rugëtimin e jetes.
Meqë në atë kohë nuk kishte gjenerate të pionierëve, Maksuti karrierën e nisi direkt tek juniorët e skuadrës së atëhershme “Crvena Zvezda” e Gjilanit Pas dy vitesh, ai kalon në ekipin e parë, por për shkak te konkurrences së madhe dhe pranisë së 4 portierëve, mes te cilëve edhe portieri legjendar Hajrush Latifi, ai huazohet për një vit te KF Tekstili.
Pas kesaj pervoje, rikthehet në klubin kuq e bardhë ku për katër vjet shërben si rezerva e parë e Latitit, ndërsa me pas deri ne sezonin1981/82 ka qenë titullar i saj..Këmbëngulja për t’u bërë bardhekaltër Deshira e Maksutit për të kaluar te KF Drita ishte e madhe, por strukturat e klubit të tij nuk ia jepnin fletëkalimin. Megjithatë, vendosmëria e tij ishte e pakthyeshme.
Ai shfrytezoi regulloret e atëhershme sportive dhe arriti të kalonte te Drita, edhe pse iu desh ta niste regjistrimin e ri nga fillimi. Dhe i ne portën e Dritës nisi në sezonin 1982/83.
Ai mbrojti portën bardhekaltër per rreth tri vite ne Ligën e Parë të Kosoves, deri në vitin 1988, kur vari perfundimisht dorëzat në gozhde.
Vitet e vëstira të ’90-ta: Sakrifica e madhe financiare për Dritën
Maksuti nuk mund të gendronte larg sportit.
Në vitin 1991, kur sporti kosovar u nda dhunshëm nga pushteti i atehershëm serb, ai zgjidhet kryetar i Sindikatës së Sporteve për komunën e Gjilanit dhe kryetar i Komisionit të Garave në Futboll të Vogël, te organizuar nga Forumi Rinor i LDK-së.
Në sezonin 1991/92, ai merr fillimisht postin e nënkryetarit te KF Drita, dhe më pas bëhet kryetar i klubit deri në vitin 1995. Kjo ishte periudha më e lavdishme, por edhe më e vështirë e kontributit të tij.
Në një kohë të mbushur me moijetesë dhe pa asnje fond, Maksuti nuk ishte thjesht kryetar,
Në sezonin 1991/92, ai merr tillimisht postin e nënkryetarit të KF Drita, dhe më pas bëhet kryetar i klubit deri ne vitin 1995. Kjo ishte periudha më e lavdishme, por edhe më e vështire e kontributit të tij.
Në një kohë të moushur me moijetesë dhe pa asnje fond, Maksuti nuk ishte thjesht kryetar, por sponsori kryesor. Ndonëse vetë ai nuk preteron ta permende nga modestia, bashkëkohësit e tij deshmojne se ai shiti tokë nga pasuria familjare vetëm për të mbajtur gjallë KF Dritën dhe sportin gjilanas.
Trajneri i palodhshëm i gjeneratave të
reja.Pas pertundimit te luftës, Maksuti iu rikthye fushës së gjelber ne rolin e trajnerit. Nga viti 1998 punoi me portierët e ekipit te parë të Drites, ndërsa nga viti 2002 deri më 2005 drejtoi me sukses juniorët e klubit. Kontributi i tij u shtri edhe në futbollin e femrave, ku punoi si trajner te skuadra e Hajvalisë por edhe te ajo gjilanase.Sot, pas një jete të terë të dedikuar futbollit, Ajnur Maksuti vazhdon te japë kontributin e tij te çmuar.
Qe nga viti 2024, ai eshtë pjesë e shkollës së futbollit të KF Drita, duke trajnuar portierët e te gjitha kategorive te reja dhe duke u përcjene ayte to verem teknikat e portës, bashke me pervojën e tij te gjate, por edhe edukatën e lartë sportive që e ka karakterizuar gjithmonë.

