Pas javësh të mbushura me koncerte, aktivitete sportive, ngjarje kulturore dhe argëtim për të gjitha moshat, Kamenica Summer Fest 2026 do të mbyllet me një aktivitet simbolik – Darkën e Kryetarit me Qytetarë.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj mbrëmjeje përmbyllëse, e cila synon të shënojë fundin e një vere plot energji, bashkëpunim dhe atmosferë festive.
“Po e përmbyllim Kamenica Summer Fest 2026. Pas ditëve të mbushura me muzikë, sport, kulturë dhe aktivitete për të gjitha moshat, ju ftojmë ta mbyllim së bashku këtë verë të paharrueshme në Kamenicë”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Mbrëmja pritet të mbledhë qytetarë, mysafirë dhe pjesëmarrës të festivalit, duke shënuar përmbylljen zyrtare të një prej ngjarjeve më të rëndësishme verore në Kamenicë.

