Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Major Gjeneral Ozkan Ulutas, i shoqëruar nga stafi i tij.
Gjatë takimit të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, janë diskutuar tema të ndryshme që lidhen me situatën e sigurisë në vend dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, transmeton Periskopi.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, palët kanë rikonfirmuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe avancimin e shkëmbimit të informacioneve, me qëllim ruajtjen e një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.
Si ç’do herë, u vlerësua lartë nevoja e vazhdimit të bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, të cilat ndikojn pozitivisht në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme”, thuhet ne njoftim.
Të dyja palët kanë vlerësuar rëndësinë e vazhdimit të mirëbesimit, koordinimit dhe bashkëpunimit, duke theksuar se aktivitetet e përbashkëta kontribuojnë në rritjen e mëtejshme të sigurisë së përgjithshme në Kosovë.

