Një lajm i rëndë ka prekur Gjilanin. Në moshën 42-vjeçare ka ndërruar jetë Ferd (Dergut) Abdullahu.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur familja përmes një njoftimi mortor, duke njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me drekë, në ora 13:00, në varrezat e qytetit në Gjilan.
Familja ka lutur të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirët që ta përcjellin për në banesën e fundit.
Allahu e mëshiroftë, e faltë dhe e bëftë prej banorëve të Xhenetit. Amin. 🤲🕊️

