Qumështorja “Vita” ka publikuar në Facebook disa analiza, për të cilat thotë se janë marrë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), duke pretenduar se rezultatet tregojnë se qumështi i saj është i pastër.
Ky reagim vjen pas publikimit të gjetjeve nga AUV-ja dhe Ministria e Bujqësisë, të cilat ditë më parë prezantuan rezultatet e një inspektimi në nivel vendi. Sipas këtyre gjetjeve, në produktet e kësaj kompanie ishte identifikuar vaj palme i padeklaruar.
“Vita” i ka kundërshtuar këto gjetje, duke publikuar dokumente që, sipas kompanisë, paraqesin rezultatet zyrtare të analizave.
“Pas 36 ditësh, Qumështorja Vita i merr zyrtarisht rezultatet e analizave nga AUV’i. Sipas këtyre analizave del që qumështi Vita është i pastër me 100% qumësht. Nuk ka as pluhur, e as vaj palme (vajra bimore)”, thuhet në reagimin e tyre.




