Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Veli Murati, vazhdon të kontribuojë përmes punës dhe përkushtimit ndaj bujqësisë, duke kultivuar tokën në Bresalc të Gjilanit.
Ai ka nisur vjeljen dhe shitjen e specave të freskët, të kultivuar në tokë të hapur dhe në kushte natyrore, me kujdes e përkushtim.
Nga ara e Bresalcit, Veli Murati fton qytetarët nga Gjilani dhe vende të ndryshme të Kosovës që të mbështesin prodhimin vendor dhe të blejnë speca të freskët, direkt nga fermeri.
Produktet janë të freskëta dhe të kultivuara me përkushtim, duke synuar që nga ara të arrijnë direkt në sofrat e qytetarëve.
Për porosi dhe informata: 044 125 656
Mbështetni prodhimin vendor – nga ara e Bresalcit, direkt në sofrat tuaja./Radio Star/

