FC Drita ka shënuar një fitore spektakolare me rezultat 5-0 ndaj Tre Fiori në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mbyllur përballjen me rezultat të përgjithshëm 9-1.
Skuadra gjilanase zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke dominuar ndeshjen dhe duke treguar fytyrën e një skuadre kampione.
Golat për Dritën u shënuan nga Nguena (2), Bytyqi, Manaj dhe Arthur, në një mbrëmje të paharrueshme për klubin dhe tifozët.
Në këtë ndeshje, Ardian Nuhiu debutoi në drejtimin e FC Dritës dhe e nisi aventurën e tij me një fitore bindëse.
Me këtë triumf, FC Drita vazhdon rrugëtimin e saj evropian me moral të lartë dhe një paraqitje që premton shumë për ndeshjet e ardhshme./Radio Star/

