Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar nga Albin Kurti që të mundësojë funksionimin e institucioneve të vendit.
PDK-ja ka përcjellë dy mesazhe kryesore: së pari, e akuzon Kurtin për “uzurpim” të ndërtesës së Qeverisë dhe, së dyti, i kërkon të shkojë në Kuvend për të mundësuar konstituimin e tij.
“Eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve”, thuhet në deklaratën e deputetëve të PDK-së.
Ata kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë këtë qëndrim deri, siç shprehen, në “rikthimin e rendit kushtetues dhe fitoren e Republikës”.

