Sot është një ditë e veçantë për një armatë të tërë fëmijësh-nxënësish e të rinjsh, por edhe për të gjithë punëtorët e Arsimit në gjithë Republikën e Kosovës. Uroj që të gjithë të kenë një fillim vit, por edhe një përmbyllje të mbarë e të suksesshme të tij.
Për këta mijëra njerëz shkolla është shtëpia e dytë, ndërsa do të dëshironim që përgjegjësit dhe institucionet përgjegjëse, të kenë bërë të gjitha punët parapërgatitore për këtë fillim, ashtu siç edhe të gjithë ne së paku një herë në vit bëjmë me shtëpitë tona. Përkujdesja për shkollën, shkollimin, dijen është përkujdesje për veten tonë, për familjen, shoqërinë, kombin e shtetin tonë. Është përkujdesje për zhvillim, për përparim e hapërim me botën e zhvilluar. Le ta bëjmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Qendra e Lëvizje Vetëvendosje në Gjilan