Nisi në Prishtinë ceremonia zyrtare e prezantimit të ekipit të Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Ceremonia po mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, duke nisur nga ora 18:00, ku po prezantohet delegacioni kosovar që do ta përfaqësojë vendin në Itali.
Kosova do të marrë pjesë në këtë edicion me një numër rekord prej 163 sportistësh, të cilët do të garojnë në 21 sporte të ndryshme.
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” do të zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator në qytetin italian të Tarantos, ndërsa Kosova synon të paraqitet denjësisht në këtë ngjarje të madhe sportive.
Një moment i veçantë do të jetë edhe në Taranto, ku do të bëhet dorëzimi i flamurit të Lojërave Mesdhetare Kosovës, si nikoqire e ardhshme e edicionit Prishtina 2030.

