Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore 4:2 ndaj Ballkanit në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Superligën e Kosovës.
Golat për skuadrën e Orges Shehit i shënuan: Albin Krasniqi (2), Assane Diatta dhe Kastriot Selmani.
Kurse për skuadrën nga Suhareka: Valentin Serebe dhe Engjell Ajazaj.
Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e tri pikëve.

