Mesfushori i FC Drita, Rron Broja, u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve të klubit që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh të enjten në Prishtinë, në përkrahje të skuadrës në ndeshjen e radhës evropiane.
Broja kërkon mbështetje masive nga tifozët, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së tyre në këtë sfidë, ku Drita synon të bëjë edhe një hap të rëndësishëm drejt objektivit të saj.
“Ejani të enjten në Prishtinë të na mbështetni. Ta kalojmë edhe këtë pengesë dhe të fitojmë së bashku”, është mesazhi i mesfushorit të Dritës drejtuar tifozëve.
Drita është në garë për të avancuar më tej në garat evropiane, ndërsa objektivi i madh mbetet kualifikimi në fazën e grupeve. Për të arritur këtë synim, skuadra gjilanase do të ketë nevojë edhe për mbështetjen e fuqishme të tifozëve.
Të enjten, në Prishtinë, Drita dhe tifozët e saj synojnë të jenë bashkë për një tjetër natë të rëndësishme evropiane.

