Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë disa deklarata lidhur me situatën politike në vend dhe zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
Abdixhiku tha se ekziston një vullnet i përbashkët për profilin e presidentit që duhet të zgjidhet, duke theksuar se LDK-ja synon një figurë të respektuar.
“Ka vullnet të përbashkët për një profil se si duhet të duket”, tha Abdixhiku.
Ai shtoi se vendi ka nevojë për një president të respektuar dhe të pranueshëm.
“Duam një president dhe figurë të respektuar”, u shpreh kreu i LDK-së.
Abdixhiku theksoi se partia e tij nuk po kërkon përfitime politike nga situata, por vetëm stabilitet institucional.
“LDK-ja s’kërkon asgjë, vetëm stabilitet”, deklaroi ai.
Ndërkohë, duke folur për situatën aktuale politike dhe vonesat në proceset institucionale, Abdixhiku tha se Kosova është vonuar shumë.
“Jemi vonë, jemi vonë shumë”, tha Abdixhiku pas takimit me Kurtin./Gazeta10

