Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përfunduar takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Pas takimit, Kurti deklaroi se ka parë vullnetin e LDK-së për të bashkëpunuar në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
“E pash vullnetin e LDK-së që t’i japim president të ri Kosovës”, deklaroi Kurti pas takimit.
Ai e cilësoi procesin si të ndjeshëm dhe bëri të ditur se palët duhet të takohen sërish.
“Është proces i ndjeshëm, andaj duhet të ritakohemi sërish”, tha Kurti.

