Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Istog, Agron Avdijaj ka bërë të ditur se partia ku merr pjesë është gati për protestë.
Përmes një shkrimi në facebook, Avdijaj ka ftuar qytetarët e Kosovës që të mbrojnë territorin.
“Ju ftoj që të jeni gjithmonë të gatshëm për ta mbrojtur territorin duke u organizuar e mobilizuar në mënyrë masive që së bashku përmes PROTESTES! t’ua japim vizën për vendin e duhur këtyre pushtetarëve të korruptuar e të kriminalizuar të cilët kanë kapur pothuajse çdo gjë në këtë vend”, ka thënë Avdijaj.
Më poshtë postimi i tij pa ndërhyrje të redaksisë:
Sot gjindemi në një moment shumë të vështirë për shtetin e Kosovës .
Ju ftoj që të jeni gjithmonë të gatshem për ta mbrojtur territorin duke u organizuar e mobilizuar në mënyrë masive që së bashku përmes PROTESTES! t’ua japim vizen për vendin e duhur këtyre pushtetarëve të korruptuar e të kriminalizuar të cilët kan kapur pothuajse cdo gjë në këtë vend.
Nuk mund të jemi neutral në situata të padrejtësisë.
Kurr mos keni frikë ta ngrini zërin për mbrojtjen e të drejtave tuaja dhe shtetit tuaj.