Sot është nënshkruar Marrëveshja për Financimin e Programeve të Banimit ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për bashkëfinancimin e Objektit Ç, me vlerë prej 4.4 milionë euro, financim i kredituar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.
Marrëveshja u nënshkrua me ministren Fitore Pacolli, ndërsa projekti është pjesë e programit për Banimin Social Adekuat.
Objekti Ç do të jetë i dedikuar me prioritet për familjet e dëshmorëve të Komunës së Skenderajt, si një përgjegjësi institucionale dhe morale ndaj familjeve që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës.
Pas realizimit të Objektit U, ky projekt përbën një tjetër hap të rëndësishëm drejt kompletimit të kompleksit UÇK. Synimi është që edhe Objekti K të bëhet realitet, duke përmbyllur kështu tërësisht kompleksin dhe duke përmbushur zotimet ndaj familjeve të dëshmorëve.

