Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar për përfundimin e asfaltimit të 18 rrugëve në fshatin Topanicë, si dhe ndërtimin e trotuarit nga shkolla deri te fillimi i rrugës së xhades së vjetër.
Sipas njoftimit, në kuadër të projektit janë asfaltuar rrugët “Hamëz Jashari”, “Filizat” me katër degëzime, “Mulla Jakupi”, “Sefa”, “Mulla Rexhepi”, “Jakup Jakupi”, “Islam Morina” me disa degëzime, “Fadil Zubaku”, “Emin Morina”, “Kurtesh Morina”, “Asllan Topanica” me dy degëzime dhe “Lug i Demës”.
Investimi në infrastrukturën rrugore dhe ndërtimin e trotuarit në Topanicë ka vlerën totale prej 347,314.33 euro.
Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e kësaj zone.

