Me dhimbje të thellë, Shkolla “Adem Kastrati” në Gjilan ka njoftuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-nxënësit të saj, Shpejtim Syla.
Sipas njoftimit të familjarëve, Shpejtim Syla është gjetur pa shenja jete gjatë qëndrimit me pushime në Shëngjin.
Shpejtim Syla ishte nxënës i Shkollës “Adem Kastrati” për tri vite, në drejtimin e Pikturës, të cilin e përfundoi në maj të këtij viti.
Drejtoria e shkollës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, të afërmit, profesorët dhe të gjithë nxënësit, veçanërisht shokët dhe bashkëmoshatarët e tij.
“Ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën”, thuhet në njoftimin e shkollës.
U prehtë në paqe shpirti i Shpejtim Sylës. Ngushëllime familjes dhe të gjithë të afërmve!


