Aleanca do të dorëzojë nesër kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë ndaj Qeverisë në detyrënë në lidhje me vendimet, të cilat kjo parti i vlerëson të jenë antikushtetuese.
Sipas njoftimit të Aleancës, kallëzimi penal do të dorëzohet në orën 09:30.
Pas përfundimit të procesit, përfaqësuesit e kësaj partia do të kenë paraqitje për media.
“Ju njoftojmë se nesër, në orën 09:30, Aleanca do të dorëzojë kallëzim penal pranë Prokurorisë Speciale në Prishtinë, lidhur me vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë”, thuhet në njoftim.
Aleanca nuk ka bërë të ditur se për çfarë vendimi të Qeverisë në detyrë bëhet fjalë.

