FC Ballkani ka njoftuar se trajneri Mislav Karoglan nuk do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.
Sipas njoftimit të klubit, vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit është marrë për arsye personale.
Klubi nga Suhareka e ka falënderuar Karoglanin për punën dhe bashkëpunimin gjatë periudhës së tij në krye të ekipit, duke vlerësuar kontributin e dhënë dhe angazhimin e tij në familjen e Ballkanit.
“E falënderojmë për punën dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Ishte kënaqësi ta kishim pjesë të familjes së Ballkanit dhe i jemi mirënjohës për kontributin e tij në klub”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.
Në fund, klubi i ka uruar trajnerit Karoglan shëndet, sukses dhe mbarësi në vazhdim të karrierës dhe jetës së tij.
FC Ballkani dhe Mislav Karoglan kështu i ndajnë rrugët, ndërsa klubi pritet të njoftojë në vijim për hapat e ardhshëm sa i përket drejtimit të skuadrës.

