Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për datën 27 gusht 2026.
Sipas vendimit, çmimi maksimal për një litër naftë (dizel) është 1.76 euro, ndërsa një litër benzinë mund të shitet deri në 1.53 euro.
Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për gazin është 0.63 euro për litër.
Çmimet e përcaktuara nga MINT hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Sipas raportimeve të sotme, çmimi i naftës është ulur me dy centë për litër krahasuar me ditën paraprake.

